Anxhela Peristeri, është një nga këngëtaret më të dashura për publikun.
Ajo së fundmi ka qënë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku sigurisht nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve rreth formatit më të komentuar të momentit “Big Brother VIP”.
Ajo ka zbuluar se një nga banorët që mbështet më së tepërmi në format është padyshim Luizi.
Ajo është shprehur e revoltuar kryesisht me kolegët e saj, të cilët më parë nuk e mbështesnin Luizin, por tashmë që ai është bëri i famshëm i ofrojnë duete.
“Dueti me Luizin është bërë ëndërr e shumë artistëve shqiptarë. Unë jam e hapur për bashkëpunim me Luizin. Luizi ka qenë këngëtar shumë i mirë.
Ajo që më vjen shumë inat është pse e vlerësojmë Luizin tani që është në Big Brother.
Dhe nuk e kanë vlerësuar atëherë kur ka qenë për t’u vlerësuar se ka qenë artis i arrirë dhe shumë i mirë. Kur e shohin që dikush merr një famë shumë të madhe dalin e mbështesin në masë.
Më parë ata njerëz as nuk ishin kujtuar për të e nuk e kishin ndërmend të bënin duet me të. Janë kujtuar shumë vonë”, tha këngëtarja.
Linku: https://www.instagram.com/reel/Co_8RWhjRwv/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cow6t0hjLTW/?utm_source=ig_web_copy_link