Kiara Tito ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme një situatë tepër të sikletshme për të.
Ajo ka treguar sesi ka rënë në një puset teksa ishte në një takim me një djalë.
Kjo situatë e ka vendosur tepër në siklet moderatoren, e cila shtoi se personi me të cilin kishte dalë ishte munduar t’ia lehtësonte situatën e vështirë.
“Takimi më i sikletshëm ndonjëhërë ka qenë kur unë dola më një djalë që e kisha shumë qejf dhe kur dola nga makina e tij rashë në pusetë. Kam rënë vërtëtë. Kam pasur një këmbë jashtë pusetës dhe një këmbë kështu.
Se ky ishtë pak tip i hedhur unë kam qënë më e vogël, ishim afër një lokali dhe pastaj mori një zorrë dhe më lante më zorrën e ujit se u bëra komplet më baltë. Isha dhe me fustan. Ai më takoi sërish dhe u dashurua dhe më shumë me mua dhe veprimet e mia“, është shprehur Kiara.
Linku: https://www.instagram.com/reel/CpJGd2CraUg/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpGV-yLrg6K/?utm_source=ig_web_copy_link