Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ditën e djeshme është realizuar një lojë me pyetje dhe sfidë.
Përgjigjet e banorëve kanë surprizuar jo vetëm njëri-tjetrin, por edhe publikun jashtë.
Ndërsa kanë qënë Shpati dhe Nita ata që kanë habitur më tepër me deklaratën e tyre.
Ndërsa Luizi ka ngacmuar Nitën duke i thënë se Shpati i është më tepër i afruar Deas sesa këngëtares, kjo e fundit nuk e ka mbajtur dhe ka shprehur se mes saj dhe Shpatit ka pasur jashtë një njohje që nuk pati sukses.
“Në fakt para 4 vitesh unë dhe Shpati kemi dalë në takime bashkë. Kemi qenë fillimisht shokë, më pas kemi dalë shumë herë bashkë derisa arriti dhe një puthje, apo jo Shpat, por nuk shkoi më tej. Aq ishte dhe mbetëm shokë. Pra nuk jam bërë xheloze për Dean pasi do kisha qenë e lidhur që jashtë me Shpatin nëse do shkonin gjërat mire”, është shprehur Nita, rrëfimin e së cilës e ka pohuar dhe vetë Shpati.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/