0
0
Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit parashikohet të jenë në dominimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë vendin tonë, ku vranësirat do të sjellin reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore dhe pjesërisht në qëndër të Shqipërisw.
Por në orët në vijim pritet përmirësim gradual i kushteve të motit, duke sjellë dhe ndërprerje të reshjve në intervale të gjata kohore në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3–4 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com