Home ShowBiz I quajti ish-banorët përfitues të rrjeteve sociale, Fatma shpërthen kundër deklaratës së Arbërit
I quajti ish-banorët përfitues të rrjeteve sociale, Fatma shpërthen kundër deklaratës së Arbërit
0

I quajti ish-banorët përfitues të rrjeteve sociale, Fatma shpërthen kundër deklaratës së Arbërit

0
0

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” ka qënë plot tensione dhe debate.

Një ndër tyre ka qënë edhe përplasja mes opinionistëve me ish-banorëve të formatit të njohur.

Pas mbështetjes për Luizin, Arbëri u është drejtuar Efit, Mikelës dhe Ronaldos si përfitues të rrjeteve sociale.

Ai është referuar faktit se pas daljes së tyre ata kanë rënë në kontakt me famën dhe përkrahjen e madhe të Luizit jashtë, dhe kanë nisur të përfitojnë nga kjo.

Mirëpo kjo deklaratë ka revoltuar si ish-banorët, publikun por edhe personazhe të tjerë të njohur.

Një prej tyre është edhe Fatma Haxhialiu.

Ajo ka reaguar përmes një InstaStory, ku e kundërshton hapur opinionistin.

“Më fal pak po Efi tërë kohën i ka folur Luizit aty, pikë së pari!

Pike së dyti pse i drejtoheni ish banoreve me kaq percmim??? Pastaj ca eshte ky muhabet e beni per klikime, po ti o Arber per ca del aty si opinionist?

Ti nuk del per shikueshmeri dhe klikime? Ca pune ke ti me opinionistin aty, kur merresh me filantropi? Cfare qellmi ke ndryshe nga keta qe e bekan per klikime?”, shkruan Fatma.

Linku: https://www.instagram.com/stories/sipas_fatmes/3053550749424267816/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoSDEh2DuJr/?utm_source=ig_web_copy_link