Home ShowBiz “Donin të më rrëmbenin”, Irini Qirjako rrëfen momentet e tmerrshme
“Donin të më rrëmbenin”, Irini Qirjako rrëfen momentet e tmerrshme
0

“Donin të më rrëmbenin”, Irini Qirjako rrëfen momentet e tmerrshme

0
0

Irini Qirjako është një nga zërat më të dashur të muzikës popullore.

Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin “D-Night” me Dajana Shabani ku ndër të tjera ka zbuluar edhe një përjetim të tmerrshëm gjatë vitit 1997.

Artistja zbuloi se teksa ishte e shoqëruar me burrin dhe shokun e tij, tre djem të rinj ishin afruar dhe kishin tentuar ta rrëmbenin.

“Më erdhën 3 çuna si duket sa ishin liruar nga burgu apo nuk e di, njëri ishte me faqe të djegur, por dukeshin o Zot qëkur i shikoje dhe njëri ma bëri me shenjë “hajde këtu, hajde këtu”, “Ti do të vish me neve” më thonin mua. Unë isha me burrin dhe me shokun e tij tek kafja dhe pastaj u tmerrova.

Po po…ma bënin me shenjë hajde këtu dhe rrinin me duar në bel…1997 ka qenë një tmerr. Shoku i burrit e kishte makinën aty afër, më çuan në aeroport dhe ika direkt për Greqi tek njerëzit e mi”,  është shprehur Irini Qirjako.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=YVr_h4ThDFs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/irini.qirjako/