Home ShowBiz Krizë në marrëdhënien e tyre? Getinjo dhe Vivien sqarojnë të vërtetën
Krizë në marrëdhënien e tyre? Getinjo dhe Vivien sqarojnë të vërtetën
0

Krizë në marrëdhënien e tyre? Getinjo dhe Vivien sqarojnë të vërtetën

0
0

Getinjo dhe Vivien janë një nga çiftet që u krijuan brenda shtëpisë së famshme “Big Brother VIP Kosova”.

Së fundmi ata janë përfolur për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Reperi ka reaguar përmes një story në llogarinë e tij në Instagram ku është shprehur se është duke përjetuar një fazë të vështirë dhe dëshiron të qëndrojë larg rrjeteve sociale.

Getinjo gjithashtu ka sqaruar se kjo gjendje nuk ka të bëjë fare me Vivien dhe marrëdhënien e tyre.

“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Ju dua. Qëndroni positive. Dhe sa i përket lidhjes me Vivin. S’ka të bëj me këtë punë kurrgjo. Thjesht kam nevojë të qëndroj vetëm dhe të bëj një pushim nga të gjitha gjërat”, ka shkruar Getinjo në Instastory.

Nuk ka munguar as reagimi i Vivien, e cila ka postuar një foto të shkëputur gjatë një telefonate me Getinjon.

“Truri im ka nevojë për pak qetësi! Të lutem na respektoni”, shkruan Vivi.

Linku: https://www.instagram.com/stories/getinjo/3073823030294795075/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cp57FjgL3CC/