Home ShowBiz Olta sqaron videon virale me produksionin, ja ç’ka ndodhur në dhomën e rrëfimin
Olta sqaron videon virale me produksionin, ja ç’ka ndodhur në dhomën e rrëfimin
0

Olta sqaron videon virale me produksionin, ja ç’ka ndodhur në dhomën e rrëfimin

0
0

Olta Gixhari me pjesëmarrjen e saj në formatin e njohur “Big Brother” ka shkaktuar shumë zhurmë mediatike.

Për javë të tëra aktorja ka qënë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë.

Dyshimet lidhur me lojën e saj kanë qënë gjithmon prezentë në komentet dhe opinionet e publikut.

Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku ka zbuluar disa prapaskena duke hedhur poshtë gjithë akuzat drejt saj bërë nga dyshimet e ndjekësve të formatit.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar se çfarë fshihet pas videos virale me produksionin ku shprehja “A je e lumtur” është aluduar se lidhet me largimin e Kiarës.

Olta zbuloi se kjo pyetje e produksionit ndaj saj lidhet me një botox që aktorja kishte realizuar në ballë, pasi sipas saj ajo mendonte se loja e kishte plakur tepër, ndaj kishte marrë vendimin për ta realizuar këtë fshehurazi në dhomën e rrëfimit.

“Janë keqkuptuar shumë, jam e bindur që vajzat dhe gratë që po na shikojnë e kanë kuptuar se për çfarë po flasim, unë thjesht bëra një botox në ballë. Ajo më thotë afrohu të të shoh ballin dhe unë afrohem dhe i them pas 2 javësh do i shoh efektin, unë bëra një botox në mënyrë të fshehur sepse më ishte tekur që në atë program u plaka shumë dhe mu bë psikozë dhe thashë nuk dua më të shtohen rrudhat dhe u thashë ju lutem të bëj një botox për ballin. Nëse më kërkoni të lëviz ballin, nuk, është bërë drru. Për ata që kanë menduar se ishte një bisedë për Kiarën, a je e kënaqur që nxorëm Kiarën”, është shprehur Olta.

Linku i videos: https://youtu.be/pHFfRwLRvcY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CqvnwsTN6ag/?utm_source=ig_web_copy_link