Home ShowBiz U aludua se u nda nga e dashura pas daljes nga “BBV”, sqaron të vërtetën Lorenc Hasrama
U aludua se u nda nga e dashura pas daljes nga “BBV”, sqaron të vërtetën Lorenc Hasrama
0

U aludua se u nda nga e dashura pas daljes nga “BBV”, sqaron të vërtetën Lorenc Hasrama

0
0

Spektaklin e kaluar, këngëtari i njohur, Lorenc Hasrama vendosi me vullnetin e tij të largohej nga “Big Brother VIP”.

Mirëpo si edhe për çdo personazh tjetër të famshëm, që është pjesë e formatit të njohur, edhe Lorenci nuk mund t’i shpëtonte dot dyshimeve dhe thashethemeve të publikut.

Në qendër të tyre është lidhja e tij sentimentale, e cila u bë e njohur teksa ai ishte brenda shtëpisë së famshme.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ai ka hedhur poshtë dyshimet për ndarje nga e dashura e tij, duke pranuar se kanë pasur shumë debate, por kanë arritur që gjithçka ta rregullojnë.

Ai u shpreh gjithashtu i penduar që kishte rihapur historinë e tij me Kejsin.

“Normalisht që ka pasur ato problemet e veta, por gjëra që rregullohen. Unë nuk jam ndarë, por ne kemi ato gricjet tona dhe prandaj.

Unë i kam këkruar falje publikisht Sabianit, nuk e kam takuar. E njoh, kam shumë respekt për të si njeri.

Ajo nuk ishte për lojë, se p otë ishte ashtu do kisha bërë gjëra të tjera. Nuk doja të hyja mes një çifti. Ai ishte një rrëfim, jo deklaratë.

Më rrëshkiti këmba, sepse unë nuk doja as ta përmendja dhe as ta përdorja”, është shprehur Lorenci.

Linku: https://youtu.be/cNaueT1xCaA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClRn4YFNYbx/?utm_source=ig_web_copy_link