Home ShowBiz Nuk e përtyp dot humbjen, Luizi shpërthen pasi mëson se largimi i Bledit ishte një lojë
Nuk e përtyp dot humbjen, Luizi shpërthen pasi mëson se largimi i Bledit ishte një lojë
0

Nuk e përtyp dot humbjen, Luizi shpërthen pasi mëson se largimi i Bledit ishte një lojë

0
0

Banorët e burgosur prej avantazhit të Efit spektaklin e kaluar kanë marrë një mision nga Vëllai i Madh.

Dea, Kristi, Qetsori dhe Bledi duhet të bindnin pjesën tjetër të banorëve se ky i fundit nuk mund të vazhdonte lojën pasi nuk duronte dot presionin në shtëpi.

Banorët jo vetëm që e besuan, por Luizi pretendonte se e kishte parashikuar më parë largimin e Bledit.

Gjatë spektaklit të sotëm banorët të gjithë kanë zbuluar përmes një klipi se gjithçka ishte një mision nga Vëllai i Madh, të cilin grupi i të burgosërve e veçanërisht Bledi e kreu me sukses.

Luizi mesa duket nuk e priti mirë faktin se humbi duke e besuar të gjithë lojën dhe shpërtheu i revoltuar ndaj banorëve që realizuan lojën.

Ai më pas është qetësuar nga Arbana, e cila ka përmendur se në shtëpinë e famshme Vëllai i Madh ka dhënë disa misione, ndër tyre dhe misionin për të dhe Oltën për të bindur banorët të hidhen në pishinë.

Linku: Big Brother VIP

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/