Kjo periudhë brenda shtëpisë së famshme nuk ka qënë aspakt e lehtë për Luizin.
Tensionet mes Efit dhe Kiarës ka ndikuar jo pak në gjendjen e tij emocionale.
Së fundmi ai ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me qëndrimin e tij në “Big Brother VIP”.
Teksa qëndronte së bashku me Kristin dhe Dean në tavolinën e ngrënies, me këtë të fundit ka pasur një debat lidhur me shpalljen e finalistit të parë.
Ndër të tjera Luizi është shprehur se nëse nuk del finalisti i parë ai do të largohet nga shtëpia.
Sipas tij nuk mund ta mund Dea, e cila nuk ka bërë asgjë.
“Unë ju kam gjurmuar të gjithëve. T’ju kisha lënë me ik do ishit ju finalistët e parë, jo unë. Unë dal finalist. E vdekur. Dal prej shtëpie, të rri kot? Me më mund Dea. Shumë e dobët. Thjesht s’ke bërë asgjë”, është shprehur ai.
Linku: https://www.instagram.com/reel/CrO0QMPpaxr/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/