Home Lifestyle Parashikimi i motit, 20 prill 2023
Parashikimi i motit, 20 prill 2023
0

Parashikimi i motit, 20 prill 2023

0
0

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Por mesdita dhe pasditja do të sjellin zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje afatshkurtra shiu. Reshjet do të jenë prezente në shtrirjen lindore dhe në zona të izoluara në qendër të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com