Home ShowBiz A ka menduar ndonjëherë të lërë muzikën? Si asnjëherë më parë rrëfehet Kejsi Tola
A ka menduar ndonjëherë të lërë muzikën? Si asnjëherë më parë rrëfehet Kejsi Tola
0

A ka menduar ndonjëherë të lërë muzikën? Si asnjëherë më parë rrëfehet Kejsi Tola

0
0

Kejsi Tola është një nga këngëtaret më të dashura të estradës sonë.

Edhe pse me një karrierë të gjatë muzikore daljet e saj televizive nuk janë edhe aq të shpeshta.

Së fundmi e ftuar në emisionin “A live night” ajo ka zbuluar nëse do të lërë ndonjëherë muzikën.

“Dhe të dua unë ta lë muzikën nuk besoj që muzika do të më lërë mua sepse jam lidhur me të në çdo fazë të jetës time që fëmijë dhe deri në faktin që jam diplomuar për Kanto dhe në diplomën time shënon këngëtare. Nuk do ta lë kurrë muzikën sepse e di që ajo nuk do të më lë kurrë mua”

Më tej, ajo zbuloi se inspirimi i saj lidhur me rrugën drejt muzikës ka nisur që e vogël nga nëna e saj.

“Inspirimi kur je i vogël është pak i çuditshëm mendoj. Nuk është ndonjeherë aq i prekshëm, ty gjithmonë të duket si shumë i largët një njeri që ti sheh dhe të inspiron kur je i vogël. Në qoftë se do të flasim për një inspirim për të ndjekur një karrierë muzikore dhe nëse flasim në këtë prizëm unë mendoj që ka qenë mami im inspirimi që të merrem me muzikë, është ajo që më ka dhënë frymën e melodive të para, ajo më ka kënduar e para sepse këndon shumë bukur dhe mendoj që ajo ka qenë motivi i parë i imi”, është shprehur Kejsi.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CrYv23AqYUN/?utm_source=ig_web_copy_link