Home ShowBiz “Gjithmon fokus ka qënë paraja”, Blero plas bombën për Afronën
“Gjithmon fokus ka qënë paraja”, Blero plas bombën për Afronën
0

“Gjithmon fokus ka qënë paraja”, Blero plas bombën për Afronën

0
0

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi ka folur më në fund padorashka lidhur me ish-partneren e tij, Afrona Dika.

Si asnjëherë më parë ai treguar hapur arsyet e ndarjes nga ajo.

I ftuar në Prive ai zbuloi se sipas tij Afrona e la për paratë.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja. Për sa kohë ka pasur, gjithçka ka qenë e bukur, ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë Blero.

Ndërsa ai ka zbuluar se ka investuar në një biznes të përbashkët, mirëpo sapo ka nisur iniciativën Afrona u zhduk.

“Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllimi, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha Blero.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BaVLInIFzs3/