Home ShowBiz Nuk i dha dorën Luizit kur u largua nga shtëpia e BBV, Armaldo Kllogjeri zbulon arsyen
Nuk i dha dorën Luizit kur u largua nga shtëpia e BBV, Armaldo Kllogjeri zbulon arsyen
0

Nuk i dha dorën Luizit kur u largua nga shtëpia e BBV, Armaldo Kllogjeri zbulon arsyen

0
0

Armaldo Kllogjeri është kthyer në një personazh tepër të dashur dhe të përfolur për publikun.

Loja e tij e fortë dhe marrëdhënia me dy ‘kundërshtarët’ Luiz dhe Olta brenda shtëpisë së famshme, e kanë vendosur akoma më shumë në qendër të vëmendjes.

Në një nga daljet e tij të fundit, Maestro ka folur për eksperiencën e tij në Big Brother VIP, ku ka zbuluar edhe arsyen pse nuk e takoi Luizin kur doli nga shtëpia.

“Nuk ia kam dhënë dorën sepse nuk doja që dalja ime nga shtëpia, të ishte një dalje si të gjitha të tjerat.

Por edhe për atë vendosmëri që ai tregoi për të më nxjerrë mua nga shtëpia dhe për t’i thënë:

Shiko ti më nominove një herë me kutinë e Padorës, unë e kalova atë situatë të vështirë, por herën e dytë nëse ti më nominon në këtë mënyrë që ti do dhe ke ndërtuar dhe ke dëshirë të më heqësh nga shtëpia, atëherë është thikë pas shpine, sepse unë nuk të kam bërë dhe të kam dëmtuar kaq rëndë në lojë.

Unë kam qenë i vetmi që e kam mbrojtur Luizin në disa situata të rënda”, është shprehur Maestro.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cq6TZCJtzGz/?utm_source=ig_web_copy_link