“Më sollën botën në BBV”, Nita e gatshme për t’u rilidhur me Shpatin nëse ai nuk do bënte këtë gabim
Këngëtarja e njohur, Nita Latifi ka fituar pëlqimin e pubikut shqiptar dhe jo vetëm pas eksperiencës së saj në BBV.
Nita ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin e “Diell” ku ka folur pa dorashka për raportin e saj me Shpatin.
Ndër të tjera ajo është shprehur se ka qënë e hapur për të risnisur sërish lidhjen me Shpatin në rast se ndjenjat e tyre do të rindizeshin.
Mirëpo sipas saj Shpati nuk diti të menaxhojë raportin mes saj dhe Deas, gjë e cila e bëri këngëtaren të distancohej.
“Hyrja e Shpatit, kemi pasur një lloj njohje, jo lidhje e kuptuam që në fillim që nuk do ecte, mbetëm shokë. Kur e futëm në BBV, mendova se më sollën botë aty brenda, ishte i vetmi që e njihja pak, ndërsa të tjetër nuk njihja asnjë, si personazhe po, por personalisht jo.
Nuk më bezdisi fakti që u afrua me Dean, por fakti që Shpati nuk diti të menaxhojë raportin me mua dhe Dean, aty ishte shqetësimi im.
Normalisht në momentin që ka ardhur, unë ja kam njohur sytë Shpatit. Afërsia jonë ishte shumë e natyrshme, kam thashë kjo energji e pozitivitet,
saqë i thashë se nëse rifillion një pëlqim mes neve te dyve jam ok. Ishte diçka e bukur që ndodhte brenda në shtëpi, nuk i vendosa vetes as kufij, asgjë. Nuk u zhgënjeva, thjesht ai donte të luante me dy porta. U pajtua shumë shpejt me lojën e Deas, se ajo e kishte lojë”, është rrëfyer Nita.
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/Crv6XO4oASs/?utm_source=ig_web_copy_link