Home ShowBiz E shpallën të vdekur, reagon ashpër Ronaldo Sharka
E shpallën të vdekur, reagon ashpër Ronaldo Sharka
0

E shpallën të vdekur, reagon ashpër Ronaldo Sharka

0
0

Gazetari i njohur, Ronaldo Sharka është përballur me një të papritur së fundmi.

Pak ditë më parë në rrjet ka qarkulluar një foto e tij me mbishkrimin:

“Vllai jonë qosh i xhenetit”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë.

Për këtë i menjëhershëm ka qënë reagimi i gazetarit, i cili ka shpërthyer në rrjete sociale.

“Të sëmurë mendor, njerëz të lig.

Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!

Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez mu*i”, shkruan Ronaldo.

Linku:https://www.instagram.com/ronaldo.sharka/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ronaldo.sharka/