Home ShowBiz “Më bënte të shkëputesha nga loja”, Kristi flet për raportin me Oltën brenda BBV
“Më bënte të shkëputesha nga loja”, Kristi flet për raportin me Oltën brenda BBV
0

“Më bënte të shkëputesha nga loja”, Kristi flet për raportin me Oltën brenda BBV

0
0

Krist Aliaj, gjatë eksperiencës së tij në “Big Brother VIP” ka fituar zemrat e publikut.

Pas daljes nga formati i njohur, ai ka realizuar disa intervista.

Së fundmi ka qënë i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” ku ka folur rreth eksperiencës së tij në “Big Brother VIP”.

Kristi është shprehur se sipas tij Olta i jepte një lloj konforti, duke e bërë atë të largohej nga loja.

Por më pas me ndryshimin e vizionit të tij për lojën, ka ndryshuar edhe marrëdhënia e tij me Oltën.

“Olta më jepte një lloj konforti dhe unë ia jepja Oltës dhe ishte më shumë se ajo loja mekanike që bënim si lojtarë.

Vetëm e njihja si emër. Më pëlqeu se më bënte të shkëputesha nga loja, konforti që më jepte. Mua më pëlqente se psh.

Olta bënte luftën e vet dhe vinte te unë bënim shumë biseda normale.

Pastaj ndryshuan gjërat, ndryshoi vizioni im për Oltën, vizioni im për lojën, dinamikat e mia në lojë, marrëdhënia u bë toksike, prisnin gjëra nga njëri-tjetri që nuk i jepnim dot.

Ajo donte që ne të bashkonim lojën, por unë nuk e bashkoja dot. Oltën nuk e përballoje dot kur fillonte me atë stilin manipulus dhe shumë imponues.

Kishte shumë tentativa manipulimi, kurse Luizi kërkonte të të nënshtronte me lojën e tij. Këto ishin dy ektreme që luftonin”, ka zbuluar Kristi.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcQil5ntiqv/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=ZmUxMWFiMWExZg==