Home ShowBiz Britney Spears bashkëpunim me Dua Lipën?
Britney Spears bashkëpunim me Dua Lipën?
0

Britney Spears bashkëpunim me Dua Lipën?

0
0

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, thuhet se do të bashkëpunoj me këngëtaren e njohur shqiptare Britney Spears.

Pas suksesit të ‘Hold Me Closer’ me Sir Elton John, këngëtarja po sjell këngën e saj të radhës. Sipas “The Sun”, Britney mund të sjellë bashkëpunime me Dua Lipën, Ariana Grande dhe Sam Smith. Aktualisht këngëtarja është duke u fokusuar në një album që do ketë shumë duete, i cili po ecën në një mënyrë të mirë duke mos pasur nevojë të bëjë ndonjë promovim, ndërkohë që këngët vazhdojnë të luhen nëpër botë.

Një burim pranë saj ka thënë se Britney e dashuron muzikën dhe se kjo e ndihmon atë të ndihet e rëndësishme duke i lënë asaj kohën për të gjetur se si dëshiron të ndërmarrë hapat e saj të ardhshëm.

Artistë të tjerë me të cilët ajo mund të punojë janë: Katy Perry, Kim Petras dhe grupi i njohur të K-pop-it, BTS. Deri më tani, Britney ka shitur më shumë se 100 milionë disqe në mbarë botën. Këngëtarja konsiderohet si një nga yjet më të mëdha të popit të të gjitha kohërave.

Linku:  https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/22380753/britney-spears-duet-album-dua-lipa-sam-smith/

Burimi i fotos: Twitter