Home Travel Organizata Botërore e Turizmit shpall Shqipërinë destinacioni më të preferuar nga turistët në botë
Organizata Botërore e Turizmit shpall Shqipërinë destinacioni më të preferuar nga turistët në botë
0

Organizata Botërore e Turizmit shpall Shqipërinë destinacioni më të preferuar nga turistët në botë

0
0

Sezoni i verës po troket dhe turizmi në vendin tonë duket se është kthyer në të preferuarin e turistëve në mbarë botën.

Oganizata Botërore e Turizmit ka publikuar statistikat për rritjen e numrit të turizmit, ku Shqipëria zë vendin e tretë në botë, ndërsa të parin në Europë.

Në një postim të bërë nga kryeministri Edi Rama tregohet renditja e bërë. Sipas tabelës Shqipëria ka pësuar një rritje me 54 % shumë shtete të tjera.

‘Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në vend të parë në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror’, shkroi Rama në Facebook.

Linku: https://www.facebook.com/ediramaal/posts/802197267942603

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CsTM49AtW5Z/