Home ShowBiz Nita deklaroi se nuk do të lidhej kurrë me një tip si ai, Bledi Mane ‘shpërthen’ ndaj saj
Nita deklaroi se nuk do të lidhej kurrë me një tip si ai, Bledi Mane ‘shpërthen’ ndaj saj
0

Nita deklaroi se nuk do të lidhej kurrë me një tip si ai, Bledi Mane ‘shpërthen’ ndaj saj

0
0

Nita Latifi, pas përfundmit të “Big Brother VIP” ka qënë tepër e angazhuar nëpër intervista të ndryshme.

Menjëherë pas daljes së saj nga formati i njohur, ka rënë në kontakt me deklaratat e Bledi Manes, të cilat nuk i kanë pëlqyer aspak.

Dyshja e njohur kanë realizuar një dasmë të improvizuar me banorët e tjerë, kërkesë nga Vëllai i Madh teksa ndodheshin brenda shtëpisë së famshme.

Pas daljes nga BBV, Bledi Mane ka deklaruar se është duke e pritur jashtë Nitën, deklaratë e cila ka nxitur aludimet se mes tyre mund të kishte diçka më shumë.

Mirëpo mesa duket Nita nuk mendon kështu.

Gjatë një interviste për Prive Nita është shprehur se nuk do të lidhej kurrë me një tip si Bledi.

Ky pohim e saj, ka nxitur gazetarin për të reaguar.

Ai ka postuar një shkrim në llogarinë e tij në Instagram duke, ironizuar këngëtaren.

“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta sunxhuk, djathë, avokado dhe Nitën.

Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt.

Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur sërish në frigorifer. Lutu për Nitën”, shkruan ai.

Linku: https://www.instagram.com/p/CskzQXnNHP1/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Co8A-oVNRfS/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==