Home ShowBiz Rea Nuhu vjen me një super projekt, një baladë dashurie që do t’ju bëjë për vete
Rea Nuhu vjen me një super projekt, një baladë dashurie që do t’ju bëjë për vete
0

Rea Nuhu vjen me një super projekt, një baladë dashurie që do t’ju bëjë për vete

0
0

Rea Nuhu është një nga këngëtaret më të dashur të estradës sonë.

Që prej bashkëpunimit me këngëtarin e njohur, Kastro Zizo në “Kënga Magjike” për Rean u hapën dyert e suksesit pasi ajo bëri për vete të gjithë me zërin e saj potent e të veçantë.

Tashmë Rea është bërë pjesë e rëndësishme e muzikës shqiptare dhe së fundmi artistja do të dhurojë për publikun një super projekt kushtuar dashurisë.

Projekti muzikor mban titullin “A jam rrit” është një këngë e stilit baladë që vjen përmes zërit të ngrohtë të këngëtares.

Nuk mund të kalohet pa u përmendur fakti se kënga përmban gjithashtu një ndërthurje tejet unike të baladës me një vijë melodike me motive disi popullore.

Përveç melodisë, tekstit dhe zërit karakteristik të këngëtares, kënga shoqërohet gjithashtu me një klip të veçantë gjatë të cilët shfaqet kryesisht këngëtarja teksa i këndon dashurisë.

“A jam rrit” pritet të rrëmbejë menjëherë zemrat e publikut që me dëgjimin e parë, ndaj mos e humbisni.

Linku i këngës:

Burimi i fotos: Acromax Media