Home Travel Parisi gjithmonë një ide e mirë për verën
Parisi gjithmonë një ide e mirë për verën
0

Parisi gjithmonë një ide e mirë për verën

0
0

“Parisi është gjithnjë një ide e mirë!”- thotë Audrey Hepburn në filmin “Sabrina”, shprehje kjo që do të bëhej ndër më të përdorurat përsa i përket kryeqytetit francez. Dhe jo më kot!

Arsyeja se përse Parisi është gjithnjë një ide e mirë është shumë e thjeshtë: Është magjepsës në çdo stinë apo muaj të vitit që mund të zgjedhësh ta vizitosh.

Në pranverë kur të gjitha rrugët janë gjelbëruar dhe në verën e nxehtë, qyteti gumëzhin nga turistët, por pritja pak më gjatë në radhë për të vizituar pikat kyçe turistike nuk është asgjë krahasuar me gjallërinë fantastike që ka qyteti në këtë periudhë. Shko në vjeshtë dhe ditët e zymta në fakt do të të duken si më romantiket në rrugicat e mbuluara, ose në dimër kur mbase mund të kesh fatin të shohësh qytetin e dashurisë të veshur me dëborë. Parisi është gjithnjë gati të të mirëpresë, për të të ofruar çdo herë një eksperiencë të re.

 Çfarë të bësh në Paris

Ec, ec dhe vetëm ec!

Parisi shquhet për një sistem të transportit publik ekselent dhe padyshim që do të të duhet të marrësh shpesh metronë duke qenë se është një qytet i stërmadh. Por nëse koha të premton, ec sa më shumë. Të jesh i sigurt se përfshirja në atmosferën e këtij super qyteti dop ta mundë lodhjen. Mund të kesh dëgjuar se parizienët, veçanërisht gratë, i kushtojnë tepër rëndësi stilit dhe një palë këpucë elegante me takë mund të të duken domosdoshmëri. Por mos bjer në kurth! Eleganca sigurisht është një plus i madh, por në radhë të parë, komoditeti. Për të mos pasur pamje tipike të turistit, vish një palë këpucë të rehatshme dhe mundohu të ruash një look sa më të pastër e të thjeshtë.

Link: https://worldinparis.com/paris-is-always-a-good-idea

Foto: Instagram