Home ShowBiz “Ka ndryshuar nga fama në BBV”, Dea Mishel flet pas deklaratave të Nitës
“Ka ndryshuar nga fama në BBV”, Dea Mishel flet pas deklaratave të Nitës
0

“Ka ndryshuar nga fama në BBV”, Dea Mishel flet pas deklaratave të Nitës

0
0

Pas përfundmit të formatit të shumëkomentuar “Big Brother VIP”, Nita është angazhuar duke dhënë disa intervista për median.

Ndër deklaratave të dhënë prej saj, disa kanë qënë lidhur me Dea Mishel.

Nita është shprehur se një prej finalistëve që e meritonte më pak finalen ka qënë Dea. Madje ajo u shpreh se pas daljes nga formati kishte nisur të kishte dyshime lidhur me këtë të fundit.

Siç duket këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë nga Dea.

E ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në pesë”, ajo ka folur për herë të parë lidhur me Nitën.

E pyetur se kush nga banorët duket se ka ndryshuar si shkak i famës, por edhe jo domosdoshmërisht prej saj, ajo është shprehur Nita. Më tej Dea ka pohuar se do të donte të sqaronte çdo gjë me të.

“Mendoj të paktën në raport me mua është Nita, pasi e kam parë që ka dhënë disa deklarata të pakuptimta lart e poshtë.

Diçka që ajo mund të m’i thoshte edhe mua sepse ne flasim. Mund të më merrte në telefon, nuk kishte nevojë të fliste”, është shprehur ish-banorja.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CsrP480NKwGd8P-ljCWImFRyHCi9E-_3AIL2XQ0/