Home ShowBiz Ja kush është banorja më e ndjekur e BBV për këtë javë
Ja kush është banorja më e ndjekur e BBV për këtë javë
0

Ja kush është banorja më e ndjekur e BBV për këtë javë

0
0

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon edhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë?

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” ka evidentuar personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave.

Në vend të gjashtë qëndrojnë Kristi Aliaj dhe Keisi Medini. Në vend të pestë Kiara që ka shtuar 2 mijë ndjekës më shumë në Instagram.

Në vendin e katërt gjendet Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta. Këngëtarja i është futur tashmë punës për krijimin e projekteve të reja muzikore. Këtë javë ajo ka fituar 2 mijë ndjekës.

Olta Gixhari ka qenë gjithashtu një nga personazhet më komentuara. Së fundmi po përflitet dhe për një film që do bëjë së bashku me Luizin. Këtë javë ajo ka shtuar 4 mijë fansa duke u renditur kështu në vend të tretë.

Si për çudinë e të gjithëve, këtë javë në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 5 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar.

Ndërsa vendi i parë për këtë javë shkon për Dea Mishel, me 7 mijë ndjekës më shumë, duke ia kaluar kështu Luizit. Së fundmi Dea ka folur rreth programit “She’s On Top”, ku do të jetë në juri së bashku me Kristin dhe ka treguar se si do të jetë bashkëpunimi mes njëri-tjetrit.

Burimi https://www.instagram.com/p/CYVDAMKqp5u/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

Foto:  http://: https://www.instagram.com/p/CYVDAMKqp5u/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading