Home ShowBiz Filmi ‘Barbie’ konsumoi bojën rozë për të gjithë botën
Filmi ‘Barbie’ konsumoi bojën rozë për të gjithë botën
0

Filmi ‘Barbie’ konsumoi bojën rozë për të gjithë botën

0
0

Filmi i ardhshëm “Barbie” me regji të Greta Gerwig kishte nevojë për aq shumë bojë rozë gjatë krjimit të skenave, saqë mori të gjithë furnizimin global të një kompanie të tërë.

Në një intervistë për ‘Architectural Digest’, dizajnerja e filmit Sarah Greenwood foli për ndërtimin e Barbieland, që është pothuajse tërësisht në ngjyrë rozë fluoreshente.

Ajo tha se kishte shkaktuar një mungesë ndërkombëtare të bojës rozë. “Botës iu mbarua ngjyra rozë”, tha ajo për AD.

Lauren Proud, nënkryetare e marketingut global në Rosco, kompania e bojës së përdorur, tha për Los Angeles Times se krijimi i skenave të filmit “Barbie” kishte përkuar me problemet e furnizimit për shkak të Covid dhe motit ekstrem në Teksas.

Në intervistën për Architectural Digest, Gerwig tha se nuanca rozë ishte e nevojshme për të ruajtur elementin që e ka identifikuar gjithmonë kukullën Barbie.

“Barbie”, me protagonistë Margot Robbie si kukulla e famshme dhe Ryan Gosling në rolin e të dashurit të Barbie-t, Ken, do të shfaqet më 21 korrik në mbarë botën.

Linku; https://www.abcactionnews.com/barbie-movie-used-up-company-s-global-supply-of-pink-paint#:~:text=When%20set%20designers%20for%20Warner,worldwide%20supply%20of%20pink%20paint.

Foto: https://www.instagram.com/p/Cs9CQTbLp5x/