Home ShowBiz Tyler James Williams i prerë në diskutimet mbi seksualitetin e tij
Tyler James Williams i prerë në diskutimet mbi seksualitetin e tij
0

Tyler James Williams i prerë në diskutimet mbi seksualitetin e tij

0
0

Aktori Tyler James Williams ka folur reth seksualitetit të tij.

Ylli i filmit “Abbott Elementary” këto komente i ka bërë përmes një postimi në Instagram, derisa e ka mohuar të jetë homoseksual.

“Zakonisht nuk do të bisedoja për gjëra të tilla, por më duket sikur biseda është më e madhe se unë. Unë nuk jam homoseksual, por mendoj se kultura e përpjekjes për të ‘gjetur’ një lloj tipari apo sjelljeje të fshehur që një person i mbyllur ‘le të rrëshqasë’ është shumë e rrezikshme”, shkroi ai.

“Të analizosh sjelljen e dikujt në një përpjekje për t’i ‘kapur’ ata drejtpërdrejt kontribuon në ankthin që shumë njerëz ndiejnë kur kanë frikë të jetojnë në të vërtetën e tyre”, ka shtuar ai.

Ylli i kinematografisë, i cili u bë i famshëm pas rolit të tij kryesor në “Everybody Hates Chris”, Williams vazhdoi të shkruante – “Ai gjithashtu përforcon një arketip që shumë burra të drejtë duhet të jetojnë, nën të cilin shpesh herë është jorealist, më pak i lirë si dhe kufizon shprehjen individuale”.

Williams e ka përfunduar bisedën duke theksuar se orientimi seksual mbetet një temë shumë personale, e cila mund të diskutohet vetëm kur protagonisti inicion hapjen e saj.

Përndryshe, Tyler James Williams është një aktor amerikan që e ka filluar karrierën e tij si një aktor fëmijë, duke bërë disa paraqitje në “Saturday Night Live”, “Little Bill” dhe “Sesame Street”.

Linku: https://www.teenvogue.com/story/tyler-james-williams-addresses-rumors-about-his-sexuality

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CrbPx9qOUuB/