Home ShowBiz Partnerja e tij feston përvjetorin e lindjes, Blero surprizon me dedikimin emocionues
Partnerja e tij feston përvjetorin e lindjes, Blero surprizon me dedikimin emocionues
0

Partnerja e tij feston përvjetorin e lindjes, Blero surprizon me dedikimin emocionues

0
0

Blero është një nga këngëtarët më të dashur dhe më të përfolur të estradës.

Artisti është shumë i komentuar në mediat rozë për shkak të jetës së tij sentimentale.

Pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Afrona Dika, Blero duket se ka gjetur dashurinë e vërtetë.

Partnerja e tij, identitetin e së cilës këngëtari vazhdon ta mbajë të fshetë, ditën e sotme feston ditëlindjen.

Blero ka surprizuar ndjekësit me një dedikim shumë special dhe emocionues për të.

“I shtrirë afër teje jam. Më duket që të kam larg, dora ime rrëshqet në flokun tënd. Ktu jam reh, i flas vetes ccdo mëngjes. Drekë e darkë a thua je në gjumë apo në mendje i qartë. I joti që nga prekja e parë. I joti përjetësisht krenar. Kam menduar që di shumë e kam kaluar shumë. Asgjë nuk paskam ditur. Deri në takimin ton. Ndihem si fëmi kureshtar. Ndihem i pa ditur deri në shikimin tënd të par.

Shtëpia ime je ti. Shtëpia ime ishte që në fillim. Jeta më mësoj. Njeriu kur është i drejt zoti nuk e harron! Sa e sa shumë kisha shkruar dhe folur në veshin tënd dashuri. Me ty hidhërimi me duket i mirë. Me ty momentet e lumtura janë amshim. Dolli për ty sonte, një dolli për neve dashuri. Urime ditëlindjen beb. I joti Blerimi”, ka shkruar Blero teksa shihet partnerja e tij duke hapur një shampanjë për të festuar në mesnatë.

Linku: https://www.instagram.com/stories/bleromuharremi/3118760492469911936/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/COK2ffcHaW2/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==