Home ShowBiz “I humbëm shpresat”, Arbër Hajdari rrëfen historinë e dhimbshme të së ëmës
“I humbëm shpresat”, Arbër Hajdari rrëfen historinë e dhimbshme të së ëmës
0

“I humbëm shpresat”, Arbër Hajdari rrëfen historinë e dhimbshme të së ëmës

0
0

Arbër Hajdari është një nga figurat më të dashura të ekranit.

I njohur për fushtat e tij të bamirësisë dhe prej dy sezonesh si një nga opinionistët e formatit të njohur “Big Brother VIP”, ai ka rrëmbyer jo pak zemat e publikut.

Së fundmi ai ka qënë i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ku ka zbuluar më shumë për jetën e tij personale.

Ndër të tjera ai ka rrëfyer për periudhën e vështirë në familjen e tij teksa përjetonte sëmundjen e të ëmës.

Ai tregoi se ajo sëmund për pak sa nuk ia mori jetën nënës së tij dhe që mjekët i kishin humbur shpresat.

“Fëmijërinë time e mbaj mend të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ajo e fillimit kur kalove disa vështirësi me shëndetin dhe gjithmonë si ai djali i vogël i shtëpisë që më shikonin me sy ndryshe duke treguar më tepër kujdes për shkak dhe të asaj që kisha kaluar.

Unë historinë e vërtetë e mora vesh kur u rrita, më vonë prindërit e ndanë këtë.

Ka qenë një infeksion, në atë kohë ju e dini si ka qenë niveli i mjekësisë në Shqipëri, për të cilën prindërit gati sa nuk më humbën, pasi mjekët u dorëzuan aso kohe.

Disa vite kalova në spital, e më pas Zoti kishte vendosur që mos të më merrte aq herët. Unë mbaj mend vetëm këtë periudhën që përmenda, që isha fëmija që duhet të kujdeseshin gjithë kohës”, rrëfeu Arbëri.

Linku: https://youtu.be/Yfzsk-TpvsA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmryR7NoEfA/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==