Home Sport Luiza Gega shënon një rekord të ri
Luiza Gega shënon një rekord të ri
0

Luiza Gega shënon një rekord të ri

0
0

Luiza Gega fitoi edhe garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian Ekipor të Atletikës dhe bëri histori. Ky ishte suksesi i 11 i Gegës në këtë eveniment që zhvillohet prej vitit 2009.

Atletja shqiptare barazon rekordin historik të bullgares Ivet Lalova-Collio. Gega e përshkoi garën 3000 metra me pengesa për 9 minuta, 17 sekonda e 31 të qintat, duke vendosur një rekord të ri për aktivitetin, pasi e uli me thuajse 6 sekonda.

Më parë, ky rekord mbahej nga rusja Yuliya Zaripova i vendosur në Bergen në 2010.
Më datën 20 Qershor, Gega triunfoi edhe në garën e 5000 metrave në Kampionatin Europian Ekipor qe po zhvillohet ne Krakow të Polonisë.

Linku: https://www.instagram.com/luizagega/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/luizagega/

tags: