Home ShowBiz Në 1 vjetorin e martesës Jennifer Lopez i bën surprizën e veçantë Ben Affleck
Në 1 vjetorin e martesës Jennifer Lopez i bën surprizën e veçantë Ben Affleck
0

Në 1 vjetorin e martesës Jennifer Lopez i bën surprizën e veçantë Ben Affleck

0
0

Jennifer Lopez dhe Ben Afleck kanë festuar një vjetorin e martesës së tyre, ndërsa në këtë ditë kaq të veçantë për ta dyshja e kaluan në një drekë së bashku me tre fëmijët e tyre në Los Angeles.

Jennifer Lopez ka zgjedhur një dhuratë mjaft speciale për partnerin e saj në këtë ditë kaq të veçantë për ta.

Ajo zgjodhi që të bëjë dhuratë një këngë romantike për historinë e tyre të dashurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në faqen e saj private “On the JLo”, teksa këndoi tekstin e këngës së saj më të re “Midnight Trip to Vegas”, e cila është një dedikim për bashkëshortin.

Ajo gjithashtu postoi një video të saj duke kënduar pa makijazh një varg të këngës së re që përshkruan se si çifti vendosën të martoheshin në Vegas.

“Atëherë më pëshpëriti në vesh / Më tha të ikim nga këtu / Mund të zhdukemi sonte”, këndoi Lopez.

Linku: https://people.com/jennifer-lopez-ben-affleck-wedding-anniversary-vegas-song-7562251

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jlo/

tags: