Home ShowBiz Cardi B përballet me momentin e sikletshëm gjatë performancës në skenë
Cardi B përballet me momentin e sikletshëm gjatë performancës në skenë
0

Cardi B përballet me momentin e sikletshëm gjatë performancës në skenë

0
0

Tashmë një trend i ri duket se ka përfshirë skenat në mabrë botën kur performojnë artistët.

Sende nga më të ndryshmet iu hidhen teksa dhurojnë spektakël për ndjekësit e tyre në skenë. Së fundmi Cardi B është përballur me një moment të sikletshëm.

Një prej fansave e ka lagur me lëng gjatë performancës. Këngëtarja nuk e ka pritur mirë këtë veprim dhe i ka gjuajtur me mikrofon nga skena.

Të shtunën, reperja ishte në skenë në “Drai’s Beach Club” në Las Vegas kur një fanse i hedhi një pije asaj, siç shihet në pamjet video të postuara në mediat sociale.

Në klip, Cardi B shihet duke u spërkatur me lëng nga filxhani ndërsa performonte hitin e saj të vitit 2018 “Bodak Yellow”. Rojet e sigurisë kanë nxituar në skenë duke stabilizuar situatën.

Linku:

https://www.instagram.com/p/CvT60vOuCVS/

]

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/iamcardib/

tags: