Portieri italian, Gianluigi Buffon ka njoftuar se të tërhiqet nga futbolli sapo të ndërpresë kontratën me Parman.
Arsyet që po e shtynë Buffonin për t’u pensionuar nga futbolli janë lëndimet dhe dështimi i Parmas për t’u rikthyer në Serie A, sipas gazetarit të njohur, Gianluca Di Marzio.
Di Marzio gjithashtu raportoi se tashmë është marrë ky vendim nga 45-vjeçari. Portieri do të ndërpresë kontratën me Parman me pëlqim të dyanshëm dhe pritet së shpejti të njoftojë për vendimin e tij.
Buffon e filloi karrierën e tij në akademinë e të rinjve të Parmas, klub të i cili u rikthye si lojtari i lirë në vitin 2021 si lojtar i lirë.
Ai karrierë ka bërë edhe te Juventusi e Paris Saint-Germaini dhe vlerësohet si një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit.
Foto;
https://www.instagram.com/p/CtEmCVYMrdV/