Home Sport Robin Krasniqi reagon pas fitores së thellë në Prishtinë
Robin Krasniqi reagon pas fitores së thellë në Prishtinë
0

Robin Krasniqi reagon pas fitores së thellë në Prishtinë

0
0

Robin Krasniqi është shpallur disa herë kampion në boks.

Pas plot nëntë raundeve boks në stadiumin “Fadil Vokrri”, Krasniqi e mposhti boksierin francez Nadjib Mohammedi duke fituar titullin WBC Silver në kategorinë e peshës gjysmë të rëndë pak orë më parë.

Boksieri Robin Krasniqi ka reaguar pas fitores në mbrëmjen e së shtunës, duke thënë se është i emocionuar me realizimin e ëndrrës për të boksuar në Prishtinë.

Krasniqi ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë.

“Falemnderit populli im, falemnderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën”, ka shkruar Krasniqi.

“Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu. Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin”.

Linku: https://www.instagram.com/robin_krasniqi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/robin_krasniqi/

tags: