Home Sport Neymar kushton 150 mln Euro
Neymar kushton 150 mln Euro
0

Neymar kushton 150 mln Euro

0
0

Pavarësisht përgënjeshtrimit të babait të Neymar mediat këmbëngulin se sulmuesi brazilian ka në plan të largohet nga Paris Saint Germain.

Madje klubi ka vendosur edhe çmimin për skuadrën që dëshiron ta marrë, pasi 30-vjeçari kushton 150 milionë Euro sipas gazetës spanjolle “AS”.

Kontrata e tij deri në 30 Qershor të 2027 e bën të lartë koston e largimit. Është një mundësi që sipas kontratës ekipi që e kërkon ta marrë në borxh për sezonin 2023-2024, por me kusht që ta blejë më pas.

Llogaritë e Paris janë të kërcënuara edhe nga Fair Play Financiar dhe largimi i Neymar, i cili ka një pagë të majme me 56 milion Euro bruto do ta lehtësonte klubin francez.

Sipas gazetës “L’Equipe” ka patur edhe interes nga Arabia Saudite për Neymar. Al Hilal është gati ta paguajë 80 milion Euro neto në vit.

PSG ka probleme edhe Kylian Mbappe, i cili për shkak se nuk rinovon është lënë jashtë ekipit, pasi dëshiron të largohet, por klubi nuk do ta lejojë pa përfituar nga shitja e tij.

Linku: https://www.breakinglatest.news/sports/paris-sg-sets-the-price-of-neymar-150-million-football/

Foto:https://www.instagram.com/neymarjr/

tags: