Home Aktualitet Drejtuesit e papërgjegjshëm të automjeteve kthejnë në kaos qarkullimin në autostradën Tiranë-Elbasan
Drejtuesit e papërgjegjshëm të automjeteve kthejnë në kaos qarkullimin në autostradën Tiranë-Elbasan
0

Drejtuesit e papërgjegjshëm të automjeteve kthejnë në kaos qarkullimin në autostradën Tiranë-Elbasan

0
0

Autostrada Tiranë-Elbasan gjatë ditës së sotme është kthyer në një kaos për shkak të drejtuesve të automjeteve.

Shoferët tregohen të papërgjegjshëm ndaj sinjalistikës dhe rregullave të qarkullimit rrugor.

Në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan makinat dhe qarkullimi është kthyer në mishmash.

Burime pranë Acromax kanë siguruar pamjet nga kaosi i shkaktuar pak më parë.

Korsia e ambulancave dhe kalimeve emergjente është bllokuar për qarkullime jo emergjente nga drejtuesit e automjeteve.

Nga pamjet e siguruara nga Acromax shikohet ambulanca e cila e ka të bllokuar korsinë e saj dhe përpiqet të kalojë përmes makinave.

Një pjesë e tyre duke u munduar që t’i hapin krahun ambulancës kanë sjellë një kaos akoma më të madh megjithatë nuk mongojnë dhe rastet e drejtuesve karagjozë që tentojnë të parakalojnë automjetin e emergjencës dhe një pjesë tjetër i qëndrojnë nga pas.

Gjatë këtij kaosi policia rrugore nuk ishte e pranishme në asnjë moment për të rregulluar qarkullimin e automjeteve.

Ky është thjeshtë një nga rastet e shumta që secili prej nesh ndesh pothuajse çdo ditë gjatë udhëtimeve të ndryshme.

Linku:acromax

Burimi i fotos: pexele.com

tags: