Home Aktualitet Lajm i hidhur për artin shqiptar, ndahet nga jeta aktori i njohur
Lajm i hidhur për artin shqiptar, ndahet nga jeta aktori i njohur
0

Lajm i hidhur për artin shqiptar, ndahet nga jeta aktori i njohur

0
0

Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e artit në vendin tonë.

Ka humbur jetën në moshën 81-vjeçare aktori i mbi 300 roleve në teatrin “Skampa” Ilmi Belshaku. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë që e mundoi deri në momentin e fundit. Ilmi Belshaku ishte babai i një vajze të cilën e rriti i vetëm me përkushtim e dashuri, pasi e humbi bashkëshorten në një moshë fare të re.

Në prill të vitit 1973, kur një grup të rinjsh nga lëvizja amatore e klasës punëtore (ku Ilmiu shkëlqeu në premierat që luante si amator në uzinën e Mjekësit) e nën drejtimin e aktorit të mirënjohur Ferit Gjevori luajtëm për herë të parë si profesionist në shfaqjen “Pentagrami ynë gazmor”. Ilmiu që në këtë premierë shfaqi talentin e tij me ato vetitë e tij si: dinamizmin, gjallërinë e potencën e tij aktoreske, sidomos tek monologue “Nihilisti” të autorit Qamil Buxheli.

Rolin e bënte me aq finesë sa monologue pati sukses të madh. Ilmiu po atë vit pranohet si aktor profesionist në Estradë ku për 30 vjet rrjesht nuk mungon në asnjë premierë. Në vitin 2002 del në pension, bën dy tre vite pushim dhe në vitin 2006 rikthehet përsëri në skenë me po atë fuqi dhe krijim artistik.

Kariera e Ilmiut është mjaft e pasur me krijime të arrira në planin aktoresk me shumë figura artistike. Përmendin këtu rolin e Bamkës, atë të arixhiut tek skeçi “Zgjedhjet” ku bashkë me Eser Qatipin krijuan atë dyshe mjaft simpatikedhe të paharruar.

Linku: https://www.facebook.com/search/top/?q=%20Ilmi%20Belshaku

Burimi i fotos:pexele.com