Home Aktualitet Ylli i TikTok, humb jetën në moshën 22 vjeçare nga një aksident tragjik
Ylli i TikTok, humb jetën në moshën 22 vjeçare nga një aksident tragjik
0

Ylli i TikTok, humb jetën në moshën 22 vjeçare nga një aksident tragjik

0
0

Modelja dhe blogerja e njohur Michelle Lizarraga, e njohur në rrjetet sociale si La Bellota, thuhet se ka vdekur pasi makina e saj u përplas në një kanal vaditës pranë Sinaloa në Meksikë.

Raportime të shumta kanë thënë se aksidenti ka ndodhur në afërsi të resortit të plazhit të Sinaloa. 22-vjeçarja Michelle Lizarraga, e njohur në rrjetet sociale si La Bellota.

Makina e saj u zbulua në orën 8 të mëngjesit të nesërm nga punëtorët vendas të ndërtimit, me shërbimet e urgjencës që e nxorrën nga uji.

Mijëra ndjekësit e saj kanë bërë homazhe në rrjet, duke lënë komente trishtimi në postimin e saj të fundit.

“Mikeshë e bukur, do të na marrë malli”, shkruante një prej tyre.

Një tjetër ndjekëse shkruante: “Ishe gjithmonë një shembull për mua, prehu në paqe”.

Modelja kishte rreth14,000 ndjekës në rrjetin TikTok, ku jepte këshilla stili e bukurie për vajzat, si dhe tregonte për historitë e saj personale.

Linku: https://www.ok.co.uk/celebrity-news/tiktok-star-killed-car-plunges-30916619

Burimi i fotos: pexele.com