Home ShowBiz NSYNC rikthehen me muzikë të re pas dekadash
NSYNC rikthehen me muzikë të re pas dekadash
0

NSYNC rikthehen me muzikë të re pas dekadash

0
0

Këngët e Justin NSYNC rikthehen me muzikë të re pas dekadash. Këngët e Justin Timberlake dhe bandës së tij muzikore në atë kohë ishin nga më të dëgjuarat, me disa nga hitet e para dy dekadave të ‘NSYNC’ të cilat janë  ‘Bye, Bye, Bye’, ‘I Want u Back’, ‘This I Promise U’.

Surprizën e radhës grupi zgjodhi ta bënte në ceremoninë vjetore të “MTV Video Music Awards”, por pa ndarë shumë detaje. Grupi lajmëroi se do të vijë me projekte të reja të cilat do të publikohen në muajt e ardhshëm. Megjithatë ata kanë zgjedhur të mos i lënë shumë në pritje fansat e tyre, e për ta kanë një datë të publikimit të këngës së parë.

Kënga, e cila do të dalë më 29 Shtator, do jetë në kolonën zanore të filmit të ardhshëm “Trolls Band Together”, pasi u publikua një ‘trailer’ i ri për filmin e ardhshëm të animuar.

Linku: https://hypebeast.com/2023/9/nsync-first-new-song-in-20-years

Foto: https://www.instagram.com/justintimberlake/?hl=en