Home Sport Fitoi Topin e Artë për herë të 8-të, Messi zbulon kur do të tërhiqet nga futbolli
Fitoi Topin e Artë për herë të 8-të, Messi zbulon kur do të tërhiqet nga futbolli
0

Fitoi Topin e Artë për herë të 8-të, Messi zbulon kur do të tërhiqet nga futbolli

0
0

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e Topit të Artë. Messi mbrëmjen e djeshme bëri sërish histori duke fituar për herë të 8-të, “Topin e Artë”. Ky çmim vjen pasi ai fitoi Kupën e Botës në Katar me Argjentinën.

Pasi mori në dorë çmimin e madh, ai u pyet në lidhje me vijimësinë e tij në futboll.

Messi u shpreh se do të vazhdojë të luajë për sa kohë është në gjendje të mirë fizike.

“Nuk e di! E di e kam thënë shpesh këtë kohët e fundit. Dua të vazhdoj ta shijoj, nuk e di për sa kohë jam mirë fizikisht dhe në gjendje të luaj do vazhdoj ta bëj. Nuk mund të them një numër, sepse nuk e di çfarë mund të ndodhë nesër. Futbolli ndryshon nga dita në ditë dhe shpresoj që të jetë sa më gjatë. Sepse kjo është ajo që doja dhe dua të bëj dhe shpresoj të vazhdoj sa më gjatë,”-tha Messi.

Linku: https://www.instagram.com/p/CzDgO5qNXQr/?img_index=3

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CzDgO5qNXQr/?img_index=3

tags: