Home ShowBiz Ndërroi jetë në koncertin e Taylor Swift, mësohet kush është fansja e zjarrtë e këngëtares
Ndërroi jetë në koncertin e Taylor Swift, mësohet kush është fansja e zjarrtë e këngëtares
0

Ndërroi jetë në koncertin e Taylor Swift, mësohet kush është fansja e zjarrtë e këngëtares

0
0

Një fanse e këngëtares Taylor Swift ka humbur jetën gjatë koncertit të mbajtur në stadiumin “Olímpico Nilton Santos” në Rio de Janeiro.

23-vjeçares Ana Clara Benevides nuk u ndje mirë gjatë shfaqjes dhe besohet të ketë pasur një arrest kardiak sipas kushërirës së saj, Estela Benevides. Mjekët në stadium u përpoqën ta mbanin në jetë vajzën e re, por nuk ia dolën dot.

Në disa video të publikuara në rrjet, Swift u pa duke iu lutur stafit të stadiumit për t’u dhënë ujë pjesëmarrësve në koncert, por në stadium ka qenë shumë nxehtë dhe uji nuk është lejuar të futet nga jashtë. Menjëherë pas përfundimit të shfaqjes, Swift reagoi për ngjarjen tronditëse dhe specifikoi se fansja kishte ndërruar jetë përpara se të hynte në stadium. Brazili prej disa ditësh është përfshirë nga një valë e nxehti.

Ndërkaq, Swift shkroi se: Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemrën e copëtuar them se humbëm një fans sonte para shfaqjes sime. Unë as nuk mund t’ju them se sa e shkatërruar jam nga kjo.

Linku: https://www.instagram.com/taylorswift/

Foto: https://www.instagram.com/taylorswift/