Home ShowBiz U ribashkua me Ashanti-n pas 10 vitesh, Nelly do të bëhet baba!
U ribashkua me Ashanti-n pas 10 vitesh, Nelly do të bëhet baba!
0

U ribashkua me Ashanti-n pas 10 vitesh, Nelly do të bëhet baba!

0
0

Reperi Nelly dhe e dashura e tij, Ashanti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Gjatë fundjavës, krijuesi i shumë hiteve të njohur ndezi thasthemet për një shtatzëni të mundshme të partneres së tij gjatë një eventi në vendlindjen e artistit.

Sipas një videoje të fansave të shpërndara nga media TMZ, çifti shpërtheu në të qeshura pasi la të kuptohet se ata po zgjerojnë familjen e tyre. Teksa ky është fëmija i parë i këngëtares 43-vjeçare, artisti 49-vjeçar ka dy fëmijë nga lidhja e tij e mëparshme e dashurisë.

Ashanti dhe Nelly nisën në  vitin 2003 lidhjen e tyre të dashurisë e cila përfundoi në 2013. Megjithatë, në prill të këtij viti ata u hodhën sërish në krahët e njëri-tjetrit. Gjatë muajit shtator, një burim për revistën “US Weekly” bëri me dije se Ashanti nuk priste të kthehej së bashku me Nelly-n pas 10 vitesh të ndarë.

Linku: https://www.instagram.com/ashanti/

Foto: https://www.instagram.com/ashanti/