Home Sport Probleme me shëndetin, legjenda e Argjentinës, Ezequiel Lavezzi shtrohet në spital
Probleme me shëndetin, legjenda e Argjentinës, Ezequiel Lavezzi shtrohet në spital
0

Probleme me shëndetin, legjenda e Argjentinës, Ezequiel Lavezzi shtrohet në spital

0
0

Legjenda e Argjentinës, Ezequiel Lavezzi, është duke kaluar periudhën më të vështirë në jetën e tij.

Javët e fundit, kanë qenë tepër të ngarkuara për ish-lojtarin e Napolit, teksa argjentinasi është shtruar tashmë në një spital psikiatrik në Buenos Aires, për shkak se vuan nga ipomania, një sëmundje që prek humorin e një personi duke e bërë atë edhe të jetë agresiv.

Sipas mediave, Lavezzi i është nënshtruar një trajtimi shumë të rreptë, madje ka kaluar edhe disa ditë në izolim total.

Ndërkohë,  kanë zbuluar bisedën mes Lavezzit dhe një të afërmi të tij.

Ky i fundit tregon për prestigjiozen franceze se Lavezzi i ka thënë se të gjithë këtë sakrificë po e bën për djalin e tij, pasi i duhet të shërohet dhe t’i rikthehet jetës normale.

Linku: https://www.besoccer.com/new/lavezzi-hospitalised-in-a-psychiatric-hospital-i-tried-to-detox-on-my-own-but-i-couldn-t-1299118

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CyeJc2cOYdB/

tags: