Home Sport Jannik Sinner hyn në histori, italiani i parë që fiton Australian Open
Jannik Sinner hyn në histori, italiani i parë që fiton Australian Open
0

Jannik Sinner hyn në histori, italiani i parë që fiton Australian Open

0
0

Tenisti italian Jannik Sinner hyn në histori duke triumfuar në Australian Open, në finalen e tij të parë Grand Slam. Në një sfidë që nuk kishte fund, Sinner rikuperoi nga një deficit me dy sete kundër numrit 3 të botës, Daniil Medvedev. Një ditë historike për tenisin Italian që arrin një sukses në një turne madhor 48 vjet pas atij të Adriano Panatta në Roland Garros në vitin e largët 1976 dhe dy muaj pas Kupës së dytë Davis të fituar në Malaga.

Nga ana tjetër, Medvedev humbet një tjetër finale të Slam-it, pasi ishte në kryesim 2-0, dy vjet pas asaj kundër Nadal po në Melburn. Një ndeshje epike e mbyllur nga Sinner pas 3 orë e 46 minutash dhe që dërgon italianin në Olimpin e tenisit botëror.

Suksesi i pësuar ndaj rusit bëhet një moment historik në karrierën e italianit 22-vjeçar, protagonist i një turneu që ia vlen të mbahet mend me vetëm tre sete të humbura, një me Djokoviç në gjysmëfinale dhe dy me Medvedevin në ndeshjen e fundit.

Ky edicion i Australian Open ishte më i bukuri i të gjitha kohërave pasi regjistroi shifrën rekord prej 1.1 milionë tifozësh në stadium dhe më shumë se 2 miliardë shikues në mbarë botën.

53 milionë Euro do të shpërndajë Australian Open 2024, 6 milionë më shumë se 1 vit më parë duke u bërë Grand Slami i dytë më i pasur i historisë pas US Open 2023.

Afërsisht 2 milionë Euro për kampionin Sinner.

Linku: https://www.theguardian.com/sport/2024/jan/28/jannik-sinner-daniil-medvedev-australian-open-final-mens-singles-tennis

Foto: https://www.instagram.com/p/C2pWLJvNrrz/?img_index=1

tags: