Home Lifestyle Parashikimi i motit, 7 shkurt 2024
Parashikimi i motit, 7 shkurt 2024
0

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2024

0
0

Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C temperatura më e ulët deri në 20°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të vijojë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com

tags: