Home ShowBiz ‘Kur të kruhet hunda…’Dua Lipa befason britanikët me supersticionet e shqiptarëve
‘Kur të kruhet hunda…’Dua Lipa befason britanikët me supersticionet e shqiptarëve
0

‘Kur të kruhet hunda…’Dua Lipa befason britanikët me supersticionet e shqiptarëve

0
0

Dua Lipa është padiskutim një nga emrat më të suksesshëm në botën e muzikës në mbarë vendin. Përveç muzikës së veçantë këngëtarja ka spikatur jo pak dhe me natyrën e saj në dalje të ndryshme publike teksa ndan detaje për origjinën e saj.

Në daljen e saj të fundit në Britani këngëtarja ka zbuluar disa supersticione të shqiptarëve. Deklarata e saj ka sjellë shumë batuta gjatë intervistës.

Dua i ka treguar moderatorit Graham Norton dhe të ftuarve të tjerë, përfshirë Kate Winslet dhe Cate Blanchet supersticionet e shqiptarve dhe si veprojnë ata ndaj tyre.

Dua tregoi se kur na kruhet hunda, tregon që do të zihemi me dikë apo të do bëhemi me nerva dhe për t’i shpëtuar kësaj, duhet të prekim lehtë të pasmet.

Ajo tregoi se për t’i shpëtuar syrit të keq, ndodh që t’i veshim të brendshmet mbrapsht.

Një tjetër supersticion i shqiptarve janë harabelat, duke thënë se të shohësh një prej tyre mund të jetë lajm i keq dhe duhet ta përshëndesësh, ose po të shohësh dy, është lajm i mirë.

Linku:https://www.tiktok.com/@dlipalon/video/73389

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/stories/dualipa/

tags: