Home Sport “Atletja më seksi në botë”, Alica Schmidt së shpejti pjesë e ekipit të olimpikës
“Atletja më seksi në botë”, Alica Schmidt së shpejti pjesë e ekipit të olimpikës
0

“Atletja më seksi në botë”, Alica Schmidt së shpejti pjesë e ekipit të olimpikës

0
0

Alica Schmidt, konkurrentja gjermane e quajtur “atletja më seksi në botë”, zbuloi se u bë pjesë e ekipit olimpik në një video të publikuar të premten.

Schmidt dukej se ishte e mbushur me emocione kur mori lajmin se do të përfaqësonte Gjermaninë në Paris në fund të kësaj verë.

Nëpërmjet një video në TikTok ajo shfaqet tepër e emocionuar dhe e përshirë në lot pasi mori thirrjen për t’u bërë pjesë e ekipit olimpik.

Ajo bëri videon screenshot në momentin që mori mesazhin e dërguar nga ekipi. Po ashtu Alica Schmidt ndau me publikun një postim në faqen e saj zyrtare Tiktok , në të cilën shkruante:”Mos ndalo kurrë të ndjekësh ëndrrat e tua.”

Ajo shtoi një foto të vetes në Instagram me unazat olimpike pas saj.

“Ëndrra ime më e madhe u bë realitet!” shkroi ajo.

“Vetëm në një muaj, do të jem në Paris, duke krijuar kujtime që do të qëndrojnë për gjithë jetën. Ky mendim ka qenë motivimi im çdo ditë ,për disa vite tani, duke më kujtuar pse është e rëndësishme të mos dorëzohem ndonjëherë për qëllimet e mia dhe të punojë fort.”

Linku: https://ww.foxnews.com/sports/alica-schmidt-track-star-known-worlds-sexiest-athlete-emotional-she-learns-olympics-fate

Burimi i fotos:Instagram https://www.instagram.com/p/C9CsAI6sCeD/?img_index=1