Home Sport Parisi është gati për olimpiadën e parë në 100 vjet
Parisi është gati për olimpiadën e parë në 100 vjet
0

Parisi është gati për olimpiadën e parë në 100 vjet

0
0

Këtë vit vendi në të cilën do të zhvillohen lojërat olimpike do të jetë Parisi. Motoja e përzgjedhur e lojërave në Paris është ‘Lojërat janë të hapura’. 

Lojërat olimpike do të fillojnë zyrtarisht të premten me ceremoninë e hapjes. 

Këtë vit për Francën është hera e parë në 100 vjet që pret të zhvillojë lojërat olimpike të cilat do të zhvillohen rreth zonave më të njohura të qytetit. 

Ceremonia e hapjes të premten do të përfshijë anije që do të transportojnë të ftuarit nëpër 6 km të lumit Sena me hapësirë për 300,000 spektatorë. 

Lojërat e Parisit janë të parat që arrijnë barazinë gjinore mes atletëve me 5,250 atletë meshkuj dhe 5,250 atletë femra që do të garojnë. 

Me miliona njerëz që pritet të ndjekin ngjarjen duket se Parisi po bën përgatitjet e fundit për një garë që shpreson të jetë ndryshe nga gjithë të tjerat. 

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi më herët këtë javë se vendi është “gati dhe do të jetë gati gjatë të gjitha Lojërave”. 

Nga ana tjetër shumë njerëz kanë përdorur mediat sociale për të paralajmëruar probleme si mbipopullimi, inflacioni i çmimeve dhe vështirësitë për të lëvizur në qytet. 

Kjo ka ndikuar në bizneset lokale përgjatë lumit Sena duke sjellë disa kritika por autoritetet franceze thonë se barrierat do të hiqen pas ngjarjes së së premtes. 

Kostoja e Lojërave të këtij viti pritet të jetë rreth 9 miliardë euro (7.6 miliardë paund) me komitetin organizativ që premton se do të bëjë këto Lojëra Olimpike më të gjelbra në histori. 

Linku: https://www.bbc.com/sport/articles/c728q3ev8vvo 

Burimi i fotos: freepic