Robert Berisha edhe pse është ndarë nga Nora vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të mira jo vetëm me të por edhe me familjen e saj.
Vëllai i këngëtares, Bledi Istrefi ka ditëlindjen dhe përveç motrave atë e ka uruar edhe Robert Berisha me një mesazh shumë të veçantë.
Ai ka publikuar në instastory një foto të vëllait të Norës ndërsa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Bledush, të don Robqiqi”, ndërsa bën tag vëllain e këngëtares.
Roberti dhe Nora janë rikthyer sërish në vëmendjen e mediave pas deklaratave të këngëtarit për një rikthim të mundshëm së bashku.
Që prej njoftimit të Robertit kanë kaluar mbi dy muaj dhe së fundmi këngëtari na habiti sërish me deklaratat e tij ku sqaron se nuk vijon ende të jetë i martuar me Norën dhe se ku i dihet në një të ardhme mund të rikthehen sërish bashkë.
Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BarMdjnDfnX/