Moderatorja Marina Vjollca ka hapur sërish arkivat për të shpërndarë me ndjekësit e saj në instagram një moment romantik me Getin nga vera e shkuar.
Ata të dy janë në mes të detit ndërsa është duke perënduar dhe kanë pozuar afër njëri tjetrit të përqafuar.
“Kur dielli perëndon’, shkruan Marina krahas fotos së shpërndarë në instagram, një foto kjo e realizuar gjatë pushimeve të kaluara.
Marina dhe Geti ashtu si shumë të tjerë janë duke e kaluar këtë periudhë në karantinë pa patur mundësi për të lëvizur jashtë kufijve, apo për të shkuar me pushime.
Megjithatë Marina në një intervistë të pak ditëve më parë tha se për të nuk ka ndryshuar shumë përveç pjesës së udhëtimeve.
E vetmja gjë që i mungon shumë është të takojë tamam të ëmën dhe motrën Luanën.
https://www.instagram.com/p/B_0K62vDFVu/Link:https://www.instagram.com/p/B_0K62vDFVu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsTj-MnDtlP/